The Designer

Valdrin Sahiti, Tetor 1986, Prishtinë.

Valdrin Sahiti, Tetor 1986, Prishtinë.

I rritur me konceptin që jeta është lojë – në të cilën cdo herë ndryshojnë lojtarët por jo edhe rregullat, me një shkollim të mesëm për shkencat natyrore, me një sukses të shkëlqyeshëm, i apasionuar pas leximit dhe filozofisë, në moshën 17 vjecare, e gjeti veten jo të lumtur me ordineren dhe aspak të satisfaksionuar me faktin e një nxënësi të shkëlqyer. Duke kërkuar përmbushjen e tij shpirtërore, duke zbuluar brendësinë e tij, ai shfaqet në tregun Shqiptar me një sfilatë mode që në atë kohë vetëm termi mode në Kosovë ishte një tabu. Ai shprehet:
“Ishin dritat e shumë foto aparatave, të shumë kamerave, ishin duartrokitjet, momenti kur kuptova dhe e ndjeva veten të gjallë për herën e parë; faktikisht, ishte mosha kur kisha përjetuar orgazmën dhe seksin e parë, por jo momenti kur përjetova edhe orgazmën shpirtërore”.
I gjetur në studime në Universitetin e Prishtinës në Drejtimin Bankë dhe Financë, poashtu në fakultetin e Modës Evolucion, Valdrini studionte paralelisht duke mos e lënë anash punën me klientë me anë të së cilës siguronte shpenzimet për pagesën e shkollës dhe nevojave jetësore. Nga një familje intelektualësh, dy prind sociolog,e vështirë të besohej që pasioni i tij të ishte egzistenca e ardhshme e fëmiut të tyre. Ai shprehet:
“Besoja në ëndrrën time..fuqia vinte më shumë, kur njerëzit thonin: nuk do t’ia dalësh.. Cdo ditë luftoja duke e bindur veten dhe të tjerët që puna nuk është vetem nevojë por mund të jetë edhe kënaqësi. Përfundova dy fakultetet, duke vazhduar të jem profesor tash e 10 vite në Akademinë Evolucion, (që nga mosha 21 vjecare), dhe njëkohësisht ushtroja biznismenin nga nevoja dhe artistin nga dëshira”.
Ai vazhdon:
“Ishte një moment, ishte një person, që shkëlqimin e dritave të aparateve më bëri t’a kuptoj që nuk është esenca vetëm te shkëlqimi por edhe tek volumi i tij. Leonora Jakupi, ishte vajza që më bëri të kuptoj, që unë dua të jem një “Celebrity Designer” dhe jo vetëm. Kuptova magjinë e skenës, kuptimin e glamurit, intrigën e showbizit, dhe esencën e fjalës të jesh. Tanimë isha një Celebrity Designer i rrethuar me femrat më sexy, më të pushtetshme dhe më të bukura të Shqiptarisë. E bukur ndjenja, të vështira momentet, e komplikuar casja, por e realizuar ëndrra”.
Nga eksperienca e tij Valdrini ndan edhe një moment:
“Dikush më quajti “Dr. Fashion”.. e pëlqeva.Vazhdoja cdo vit të krijoja koleksione nga më të ndryshmet duke filluar nga ato për moshat adoleshente, e deri tek fustanet e nusërisë.Jetoja një ëndërr dhe ndërtoja një biznes por qëllimi ishte të krijoja një perandori. I dua njerëzit, veten, paret, dhe punën. I bashkohem mendimit që e tëra është rreth seksit,veshjes dhe lekut.
Me një sy në të kaluarën dhe një në të ardhmen, duke menduar që arti im të pëlqehet sa më shumë, duke e parë femrën si krijesën më të bukur në botë, duke e vënë gjithmonë atë në pozicionin e parë dhe veshjen në pozicionin e dytë, tani e 13 vite jam prezent në këtë industri bashkë me 30 kolegë e më shumë linja, dhe më një ëmër “Valdrin Sahiti” “.

“Jetoj dhe do të vdes duke u kënaqur që emri im është bërë ëndërr e cdo femre”.